Ulivieri: A iu intereson kombëtarja klubeve? Kam shumë dyshime, pronarë po bëhen të huajt
15 Prill 2026 13:13 Alfred Lleshi Renzo Ulivieri, president i Shoqatës Italiane të Trajnerëve për mbi 20 vite, në një intervistë për “La Repubblica”, foli mbi problemet e kombëtares italiane, e cila për herë të tretë radhazi nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës: “Të mos shqetësohesh do të ishte budallallëk, por duhet të veprojmë me arsyetim”. Ulivieri theksoi rëndësinë e sentimentit dhe përkatësisë: “A iu intereson kombëtarja vërtet klubeve tona? Kam shumë dyshime, gjithnjë e më shumë pronarët janë fonde investimesh të huaja”. Ai shtoi se Serie A ka më shumë të huaj se çdo kampionat tjetër europian: “Një trajner kombëtareje në vendin tonë mund të zgjedhë nga rreth 30% e lojtarëve të mundshëm; në Spanjë dhe Gjermani kjo është dyfish më...
Burimi:
telesport.al