Kupa e Botës: USA e pandalshme, e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Australisë (video)

Kupa e Botës: USA e pandalshme, e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Australisë (video)

19 Qershor 2026 21:54 Telesport Në Seattle, SHBA po përballet me Australinë në ndeshjen e dytë në grupin D. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për amerikanët. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të futur në zonë nga Folarin Balogun, ishte Cameron Burgess i pafat që dërgoi topin në portën e tij. Në minutën e 13-të, Austrlia kishte një shans të mirë për të barazuar shifrat, por goditja e Mathew Leckie nga distanca, e cila përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutën e 43-të, Alex Freeman dyfishon shifrat për amerikanët, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi. Për golin e Freeman u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, që konfirmoi rregullsinë e...