Kupa e Botës: SHBA “likujdon” Australinë dhe kualifikohet për në raundin tjetër (video)
Pas Meksikës, edhe vendi tjetër organizator, SHBA siguron biletën për në raundin tjetër. Kombëtarja vendase e udhëhequr nga Mauricio Pochettino mposhti 2-0 Australinë, në sfidën e dytë të grupit D, e luajtur në Seattle. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të futur në zonë nga Folarin Balogun, ishte Cameron Burgess i pafat që dërgoi topin në portën e tij. Në minutën e 13-të, Austrlia kishte një shans të mirë për të barazuar shifrat, por goditja e Matheë Leckie nga distanca, e cila përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutën e 43-të, Alex Freeman dyfishon shifrat për amerikanët, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi. Për golin e Freeman u desh edhe...
Burimi:
telesport.al