Kupa e Botës nën alarm mjedisor! Mbi 9 milion ton CO₂: Botërori më i ndotur në histori

Kupa e Botës nën alarm mjedisor! Mbi 9 milion ton CO₂: Botërori më i ndotur në histori

Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori, mund të përballet me një problem serioz mjedisor. Sipas disa studimeve amerikane, ky event mund të gjenerojë mbi nëntë milionë tonë dioksid karboni. Emitimi i gazrave serrë pritet të rritet kryesisht nga trabnsporti ajror. Sipas parashikimeve, ato mund të rriten nga 160% deri në 325% krahasuar me kampionatet e mëparshme botërore. Një tjetër faktor është është dhe organizimi në tre shtete të ndryshme, me gjithsej 16 qytete pritëse dhe katër zona kohore. Distancat e mëdha mes qyteteve e rrisin ndjeshëm nevojën për udhëtime të vazhdueshme. Për shembull, distanca mes Vankuverit dhe Majamit, dy nga qytetet më të largëta, është rreth 5.600 kilometra. Për më tepër,...