Kupa e Botës i ndryshon karrierën “heroit” të “Peshkaqenëve Blu”. Vërshojnë ofertat për Vozinha-n
Një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori është padyshim Cape Verde, i kualifikuar për herë të parë në histori në këtë kompeticion dhe ka treguar një perfomancë fantastike. Cape Verde e mbylli e dyta në fazën e grupeve, pas Spanjës, në grupin H. Në fazën e 1/32-ve vuri në vështirësi të jashtëzakonshme, kampionen në fuqi, Argjentinën, e cila fitoi 3-2 vetëm në kohën shtesë. Protagonisti kryesor i Cape Verde në këtë Botëror ka qenë padyshim portieri 40-vjeçar, Vozinha, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Chaves në Kategorinë e Parë në Portugali dhe në fund të sezonit u largua si lojtar i lirë. Shumë pak e njihnin para Botërorit, por situata për Voizinha-n ka ndryshuar tërësisht tani. Për 40-vjeçarin ka një interes...
Burimi:
telesport.al