Kupa e Botës: Franca tregon “dhëmbët” që në sfidën e parë, Mbappe shkruan historinë (video)

Kupa e Botës: Franca tregon “dhëmbët” që në sfidën e parë, Mbappe shkruan historinë (video)

Franca ka mundur 3-1 Senegalin në “MetLife Stadium”, në sfidën e parë të grupit I. Rasti i parë i rrezikshëm dhe i vetmi në pjesën e parë, ishte në minutën e 24-të, ku Nicolas Jackson tronditi shtyllën e Mike Maignan me një goditje të fuqishme me të majtën. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nis më mirë për Francën. Në minutën e 53-të, Olise kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, por Mendy i thotë “jo”. Në minutën e 58-të, pati një kontakt në zonë nga Sadio Mane ndaj Kylian Mbappe. Ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet dhe vendosë të vazhdojë lojën rregullisht, duke rrëzuar pretendimet e francezëve për penallti. Në minutën e 66-të, zhbllokohet sfida më në fund. Një super asist i Olise...