Kupa dhe derbi Tirana- Partizani, java ofron ndeshje madhore në futbollin shqiptar
Të mërkurën dhe të enjten dy sfidat e kthimit të Kupës së Shqipërisë 2026. Elbasani- Egnatia dhe Vllaznia- Dinamo drejt finales së madhe e cila sipas Departamentit të garave në FSHF do të zhvillohet më 13 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Te të dyja takimet e vajtjes skuadrat janë ndalur te rezultati teknik 1-1 duke lënë gjithçka hapur për biletat e ekipëve finaliste. Ndërkohë në fundjavë dhe fillimjavë zhvillohet java e 33-të Abissnet Superiore. Ky raund do të nisë të shtunën me derbin Tirana- Partizani dhe mbyllet me dy ndeshjet e ditës së hënë Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari- Dinamo. Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale, kthim (në kllapa ndeshjet e para): E mërkurë 22 prill AF Elbasani- Egnatia (1-1) 19:00 E enjte 23 prill Vllaznia-...
Burimi:
sportiim.al