Kumbulla mbron veten: Jam profesionist, nuk e meritoj atë që tha trajneri Demichelis
Sezoni që sapo përfundoi nuk ka qenë i lehtë për Marash Kumbullën, i huazuar nga Roma te Mallorca, tashmë e rënë nga kategoria. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar nga të qenit shtylla mbrojtëse e Espanyol në sezonin 2024-25, në një periudhë të vështirë të shoqëruar nga dëmtimet, përveçse u vu në shënjestër nga Martín Demichelis para javës së fundit. Në një intervistë telefonike për “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi mbron veten dhe flet për ndjesitë e tij të së kaluarës, të tashmes dhe, mbi të gjitha, të së ardhmes. Para së gjithash, si jeni? Si është dhoma e zhveshjes pas një rënieje nga kategoria që pak kush mund ta parashikonte në fillim të sezonit?Sigurisht ndihem keq për atë që ndodhi. Nuk ishte ajo që donim as ne lojtarët,...
Burimi:
telesport.al