Kumbulla i gatshëm të nisë kapitull të ri me Romën, flet edhe për Kombëtaren

Kumbulla i gatshëm të nisë kapitull të ri me Romën, flet edhe për Kombëtaren

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Pas përfundimit të huazimit te Majorka, ai do të rikthehet te Roma, ku do të provojë të bindë trajnerin Gasperini për një vend në ekip. Në një intervistë për “Sportitalia”, 25-vjeçari preku disa tema, duke folur për objektivat e Shqipërisë, trajnerin e ri të Kombëtares, eksperiencën në Spanjë, rikthimin te verdhekuqtë, raportin me Gasperinin dhe Ivan Juriç, si edhe finalen e Ligës së Europës, të humbur ndaj Seviljas në Budapest. Mbrojtësi kuqezi komentoi edhe ardhjen e trajnerit të ri, Maran. “Personalisht nuk e njoh, por duke ndjekur Serie A kam parë se ka bërë një karrierë në nivele të larta. Ende nuk kemi folur, por jam i sigurt se...