Kukësi fiton “finalen” ndaj Butrintit dhe qëndron përfundimisht në Kategorinë e Parë
28 Maj 2026 17:13 Telesport Kukësi është skuadra që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27, pasi triumfoi 2-0 ndaj Butrintit në ndeshjen “play-off” të zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Kuksianët siguruan fitoren falë nga një goli në secilën pjesë të takimit. Alisson zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të, ndërsa Abiodoun dyfishoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të. Me këtë fitore, Kukësi siguron pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë për edicionin 2026/27.
Burimi:
telesport.al