Kualifikimi i Meksikës kthehet në tragjedi, 3 të vdekur në Mexico City gjatë festimeve

Kualifikimi i Meksikës kthehet në tragjedi, 3 të vdekur në Mexico City gjatë festimeve

1 Korrik 2026 12:46 Telesport Dy persona vdiqën në Mexico City gjatë festimeve pas fitores ndaj Ekuadorit, e cila i çoi vendasit në raundin e 16-të të Kupës së Botës. “Një grua 19-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar vdiqën nga asfiksia në turmë”, tha komisioneri i shëndetësisë i qytetit. Mediat lokale raportuan më pas edhe një vdekje të tretë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet meksikane. Sipas vlerësimeve të qeverisë së qytetit, mbi një milion njerëz u mblodhën në rrugët e Mexico City pas ndeshjes, veçanërisht rreth monumentit të Engjëllit të Pavarësisë.