Kryeqyteti është kthyer në tabu, asnjë fitore për Tiranën që rrezikon të humbasë dinjitetin

Kryeqyteti është kthyer në tabu, asnjë fitore për Tiranën që rrezikon të humbasë dinjitetin

Tirana nuk ka marrë ende një fitore në shtëpi dhe rasti më i volitshëm është ai në sfidën me Flamurtarin. Bardheblutë po përjetojnë një sezon tejet të vështirë në Kategorinë Superiore. Pas 20 ndeshjesh, bardheblutë kanë regjistruar vetëm 2 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje, me një golaverazh 16- 33 dhe 14 pikë të grumbulluara. Këto rezultate i vendosin ata në fundin e klasifikimit, duke e bërë çdo javë një sfidë të vërtetë për mbijetesën dhe duke rrezikuar seriozisht reputacionin historik të klubit. SHTËPIA – Më shqetësuese është performanca brenda fushe. Në 9 ndeshjet si vendas, Tirana nuk ka regjistruar ende asnjë fitore, me 3 barazime dhe 6 humbje, duke shënuar vetëm 4 gola dhe duke pësuar 15. Kjo e bën skuadrën e vetme në Superiore pa...