Kristiano Ronaldo, lojtari i parë që shënon në 6 Botërorë radhazi, thellon rekordet

Kristiano Ronaldo, lojtari i parë që shënon në 6 Botërorë radhazi, thellon rekordet

Adriatik BALLA Portugalia shkatërroi mbrëmë Uzbekistanin, duke e mundur me rezultatin e thellë 5-0. Pas barazimit në xhiron e parë përballë Kongos, mbrëmë portugezët bënë autokritikë dhe reflektuan mirë në fushë, duke fituar thellë dhe duke marrë një trepikësh që i ngjit momentalisht në krye të grupit. Padyshim që rivalitetin për kreun e grupit do ta kenë me Kolumbinë, me të cilën do të përballen në ndeshjen e fundit. Heroi i mbrëmjes së djeshme ishte Kristiano Ronaldo, që hapi serinë e golave me rrjetën e realizuar në minutën e 6-të. Më tej shënoi Mendes në minutën e 17-të. Ishte sërish Ronaldo që shënoi në minutën e 39-të. Pjesa e parë mbyllet 3-0. Në pjesën e dytë uzbekët shënojnë në portën e tyre me anë të...