Kosova përballë historisë e lavdisë, FFK zbardh axhendën para Turqisë, Kurti i inkurajon…
Sipas njoftimit, dita e sotme do të nisë me Kombëtaren e Kosovës, ku fillimisht në ora 10:30 do të mbahet konferenca për media, ndërsa menjëherë pas saj, në ora 11:00, “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare. Ndërkohë, në mbrëmje aktivitetet vazhdojnë me përfaqësuesen e Turqisë, e cila në ora 18:00 do të dalë për ecje në fushë, ndërsa në ora 18:15 do të mbajë konferencën për media. Të gjitha këto aktivitete do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa FFK ka rikujtuar mediat që të paraqiten të paktën 20 minuta para fillimit të konferencave. Kjo përballje konsiderohet vendimtare për të dyja kombëtaret në kuadër të fazës “play-off”, me Kosovën që vjen pas një forme shumë të mirë dhe me mbështetje të madhe nga tifozët vendas....
Burimi:
sportiim.al