Kongresi i 76-të i FIFA-s thekson rolin e Kupës së Botës në bashkimin e njerëzve në mbarë botën dhe riafirmon angazhimin kundër racizmit

Kongresi i 76-të i FIFA-s thekson rolin e Kupës së Botës në bashkimin e njerëzve në mbarë botën dhe riafirmon angazhimin kundër racizmit

Federata Shqiptare e Futbollit mori pjesë në punimet e Kongresit të 76-të të FIFA-s, i zhvilluar më 30 prill 2026 në Vancouver, Kanada, ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë vendimesh me ndikim të madh për futbollin botëror. FSHF u përfaqësua në këtë event të rëndësishëm nga Presidenti Armand Duka. Në fokus të Kongresit ishte Kupa e Botës 2026, që sipas drejtuesve të FIFA-s do të shërbejë si një platformë globale për bashkimin e njerëzve dhe promovimin e respektit dhe harmonisë mes kombeve. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, theksoi rolin unik të futbollit për të ndërtuar ura komunikimi në një botë të ndarë, duke nënvizuar se Kupa e Botës do të përcjellë një mesazh të fortë uniteti. Një tjetër temë kyçe ishte përditësimi mbi...