Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Ekitike, sulmuesi i Liverpool mbyll sezonin dhe humbet Kupën e Botës

Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Ekitike, sulmuesi i Liverpool mbyll sezonin dhe humbet Kupën e Botës

16 Prill 2026 13:27 Telesport Liverpool ka konfirmuar se sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar një dëmtim serioz të tendinit të Akilit dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe Kupën e Botës me Francën. Sulmuesi u detyrua të zëvendësohej gjatë pjesës së pare, në ndeshjen e së martës në Champions League kundër PSG në “Anfield”, pas një rrëshqitjeje në fushë. Skanimet e dëmtimit kanë konfirmuar një këputje të tendinit të Akilit. 23-vjeçari mund të jetë jashtë për të paktën gjashtë muaj dhe skenari më i keq është një mungesë deri në nëntë muaj. Gjithsesi, do të duhen më shumë analiza për të përcaktuar një afat kohor për rikuperimin e tij. “Ekitike do të jetë jashtë për javët e mbetura të sezonit të klubit dhe...