Konferenca për media / Silvinjo: Shqipëria do të mbetet gjithmonë speciale për mua, faleminderit për gjithçka
Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Në konferencën për media të organizuar këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prezantoi trajnerin e ri të Kombëtares, italianin Rolando Maran, ndërsa tekniku brazilian përshëndeti për herë të fundit familjen kuqezi. I emocionuar, Silvinjo falënderoi Presidentin Duka për besimin, Federatën Shqiptare të Futbollit, stafin teknik, futbollistët dhe tifozët shqiptarë për mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët gjatë 3 viteve e gjysmë në krye të Kombëtares. “Faleminderit President. Edhe për mua janë dy minuta me emocione. Kemi vendosur që së bashku të mbyllet ky cikël, një cikël prej 3 vitesh e gjysmë në të cilin kemi punuar shumë mirë për të përfaqësuar këtë kombëtare, një komb. Një komb që më ka...
Burimi:
sportiim.al