Kompany: Tani fitohen trofetë, por me Leverkusen nuk është çështje hakmarrjeje
21 Prill 2026 14:31 Alfred Lleshi Vincent Kompany, trajner i Bayern Munich, foli para gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen, pas triumfit të bavarezëve me titullin e 35-të në Bundesliga, të siguruar 4 javë para fundit të kampionatit: “Nuk ndjej më shumë presion se zakonisht. Askush nuk do ta nënvlerësojë këtë ndeshje, por kemi besim dhe e dimë çfarë na pret”. Bayern Munich synon një sezon historik me tre trofe: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League. Për përballjet e shpeshta me Leverkusen, ai tha: “Në ndeshjen e fundit pamë saktësisht çfarë emocionesh duhen dhe cilat duhen lënë mënjanë. Ka qenë gjithmonë një betejë e madhe, presim të njëjtën gjë edhe këtë herë”. Për eliminimin e sezonit të kaluar shtoi: “Nuk është rast...
Burimi:
telesport.al