Kombëtarja U-16 vajza në basketboll renditet në vendin e dytë në Europianin e Divizionit C

Kombëtarja U-16 vajza në basketboll renditet në vendin e dytë në Europianin e Divizionit C

Kombëtarja U-16 për vajza në basketboll për vajza u rendit në vendin e dytë në Europianin e Divizionit C (turneu i vendeve të vogla), që u zhvillua për disa ditë me radhë në Maltë. Në finalen e luajtur të dielën pasdite, Shqipëria u mund 76-51 nga kombëtarja vendase, duke u ndalur pas 4 fitoreve radhazi. Për pasojë, vajzat kuqezi të trajnerit Olsa Muca, fituan medaljet e argjendta. Shqipëria u rendit e para në Grupin B, duke i fituar të trija ndeshjet: Ndaj Gjibraltarit, Armenisë dhe Moldavisë. Më pas, vajzat kuqezi mundën 58-57 Gjeorgjinë në gjysmëfinale. Për fat të keq, në finale Shqipëria nuk arriti dot të triumfojë, duke u detyruar të pranojë epërsinë e kombëtares së Maltës, që në fushën e saj fitoi dhe zuri...