Kombëtarja e meshkujve debuton me humbje ne Ligën Europiane të Volejbollit, mundet 3-0 nga Estonia
Kombëtarja e meshkujve në volejboll u mund sot 3-0 nga Estonia, në ndeshjen e parë të fazës së parë të European Volleyball League (Liga Europiane e Volejbollit), ndeshje e luajtur në Sllovaki (rivlaja tjetër e kësaj faze të parë). Një humbje që la shije të hidhur te skuadra e trajnerit Jani Melka, që me pak kujdes mund të kishte arritur dicka më shumë, sidomos në setin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi, në fund estonezët morën një fitore të rëndësishme pas asaj të një dite më parë ndaj vendasit. Seti i parë dominohet nga Estonia, që fiton 25-17, ndërsa dy setet e tjera janë të ekuilibruara. Shqipëria luan mirë, rivalizon, por nuk arrin dot të bëjë hapin e fundit (25-23 e 28-26), duke u dorëzuar...
Burimi:
telesport.al