Kombëtarja e femrave rikthehet në Shkodër dhe nis përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese, atë ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e femrave rikthehet në Shkodër dhe nis përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese, atë ndaj Malit të Zi

7 Qershor 2026 20:26 Telesport Kombëtarja e vajzave është rikthyer në stërvitje pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Malit të Zi. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, skuadra zhvilloi një seancë me intensitet të lartë, e fokusuar si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik. Pas ushtrimeve të para aktivizuese, grupi punoi mbi organizimin në fushë dhe skemat taktike në funksion të sfidës së radhës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portierja Antigoni Hyska zhvilloi një program të diferencuar stërvitor për shkak të një shqetësimi në gju. Vajzat kuqezi do të zhvillojnë nesër seancën zyrtare stërvitore përpara përballjes me Malin...