Kolina mban 13 arbitra, finalja do besohet…me zemër
Pasi përcollën dy francezët e kontwstuar, Letëksie dhe Turpë (si dhe të tjerë), FIFA mban ajkën w arbiterimit në fazën përmbyllëse të Kupës së Botës. Gjithsej mbeten 13 gjyqtarë ndeshjesh: gjashtë nga UEFA (Eskas, Marciniak, Nyberg, Pinheiro, Vincic dhe Mariani i Italisë). Dy vijojnë nga CONMEBOL (Sampaio dhe Valenzuela), dy nga CONCACAF (Barton dhe Elfath), dy nga AFC (Faghani dhe Makhadmeh) dhe vetëm një nga CAF (Jayed). Midis tyre është emri i gjyqtarit për finalen e Kupës së Botës më 19 korrik dhe zgjedhja mund të jetë një surprizë e madhe. Shumë besojnë se Mariani është zgjedhja e duhur sepse nuk pritet të përfshihet në njërën nga gjysmëfinalet, por mund të penalizohet nga një ndryshim “zemre” nga FIFA./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al