Koeman paralajmëron Barcelonën: Ky stil loje është spektakolar, por shumë i rrezikshëm

Koeman paralajmëron Barcelonën: Ky stil loje është spektakolar, por shumë i rrezikshëm

Ronald Koeman bëri analizën e tij për Barcelonën, e eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke prekur disa tema kyçe. Për pritshmëritë: “Janë shumë vite pa Champions te një klub si Barça. Me skuadrën që ka pasur dhe epokën e Lionel Messi, kjo është e çuditshme. Sot është e vështirë të fitosh një kampionat, aq më shumë Champions-in. Janë më pak ndeshje dhe eliminimi vjen shpejt”. Për stilin e Hansi Flick: “Mund të bëhet kampion me këtë stil. Është kënaqësi ta shohësh si luan skuadra, por në momente kyçe rrezikon shumë. Linja e lartë kërkon presion perfekt, përndryshe kundërshtarët krijojnë 3-4 raste”. Për arbitrat: “Është e ekzagjeruar t’i fajësosh vetëm ata. Në rastet e kartonëve të kuq, mund të jepen. Penalltia e paakorduar është...