Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”
Eliminimi i shpejtë në “Botërorin 2026” ka bërë që kombëtarja e Holandës të përfshihet në një kaos të vërtetë. Trajneri Ronald Koeman i ka rezistuar presionit më pak se 24 orë, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, tekniku 63 vjeçar zyrtarizoi vendimin e tij, duke e mbështetur atë përveçëse te zhgënjimi për eliminimin në fazën e 1/16 të Kupës së Botës, edhe me një problem shëndetësor të bashkëshortes së tij. “Të gjithë ndanim ëndrrën për të shkruar historinë në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia është e imja. Futbolli ka qenë jeta ime, por shëndeti nuk ka çmim”, lexohet mes të tjerash në postimin e...
Burimi:
javanews.al