Klopp: Gjermania është favorite, Brazili ka gjetur disiplinë taktike me Ancelotti, ja dy ekipet surprizë

Klopp: Gjermania është favorite, Brazili ka gjetur disiplinë taktike me Ancelotti, ja dy ekipet surprizë

Trajneri gjërman Jurgen Klopp, ka bërë një përmbledhje të situatës së Kupës së Botës pas ndeshjeve të para. I pyetur nëse sheh ndonjë skuadër favorite, ai thotë: “Do të thoja Gjermania”. “Arriti një fitore të thellë, një tjetër fitore me përmbysje, por mbi të gjitha, zëvendësime që funksionojnë. Dhe aty ndërtohet një ekip, aty fitohen gara si kjo. Mbrojtja mund të përmirësohet, por ne jemi në rrugën e duhur“, tha Klopp. Duke folur për Brazilin, ai tha: “E shoh shumë mirë. Nëse do të isha brazilian dhe do të më kërkohej të emëroja trajnerin perfekt për ekipin kombëtar, nuk do të kisha pasur asnjë dyshim: Carlo Ancelotti”. “Ai mund të menaxhojë çdo ekip kombëtar me vetullën e tij. Mendoj se Brazili ka potencial të madh,...