“Kishim dy raste të pastra goli kundër Izraelit”, Maran ka optimizëm: Duhet kohë për të parë Shqipërinë time
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën sot në konferencën zyrtare për mediat në prag të ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut. Ata folën për përgatitjet e skuadrës, analizën e sfidës së kaluar me Izraelin, kundërshtarin e radhës dhe objektivat e ekipit kuqezi, ndërsa vlerësuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje në kuadër të vazhdimit të punës dhe ndërtimit të skuadrës për sfidat e ardhshme. Trajneri Maran u ndal te aspektet që duhen përmirësuar pas sfidës me Izraelin, veçanërisht në menaxhimin e hapësirave dhe fazën e tranzicionit. Tekniku kuqezi vlerësoi paraqitjen e Sherrit dhe theksoi se ndryshimet që do të bëhen ndaj Luksemburgut do t’i shërbejnë përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme. Sa ju ka vlejtur ndeshja e parë dhe një stërvitje para Luksemburgut? – Mendoj se...
Burimi:
sportekspres.com