Këshilla e Lehmann për Raya, “thumb” ndaj Barcelonës: “Na bëj një nder…, mos u ndëshko me të kuq”
26 Maj 2026 13:55 Alfred Lleshi David Raya sapo ka mbyllur një sezon fantastik me Arsenalin. Portieri spanjoll fitoi “Dorezën e Artë” për herë të tretë radhazi, pasi e mbajti portën të paprekur në 19 nga 37 ndeshjet e Premier League, duke qenë vendimtar në titullin e parë kampion të Arsenalit pas 22 vitesh. Tani “Topçinjtë” synojnë trofeun e parë në histori në Champions League. Pikërisht për këtë arsye, gjatë festimeve, pas fitores 2-1 ndaj Crystal Palace, ish-portieri legjendar Jens Lehmann i dha Raya-s një këshillë ironike: “Na bëj një favor dhe luaj 90 ose 95 minuta…, mos u përjashto!” Gjermani kujtoi finalen e Champions-it të vitit 2006 ndaj Barcelonës, kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18-të pas ndërhyrjes ndaj Samuel...
Burimi:
telesport.al