Kërkoi me ngulm Brojën, Cagliari ndan përfundimisht mendjen për sulmuesin shqiptar
Armando Broja nuk pritet të transferohet te Kaljari, pasi raportimet e ditëve të fundit për një kalim të mundshëm të sulmuesit shqiptar në Serinë A janë hedhur poshtë nga eksperti i merkatos, Alfredo Pedula. Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari italian sqaroi se klubi sard nuk ka zhvilluar asnjë negociatë konkrete për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe se emri i tij nuk është pjesë e planeve aktuale të drejtuesve të Kaljarit. Sipas Pedulës, objektivi kryesor i Kaljarit për repartin ofensiv mbetet Kieron Bovi, sulmuesi i Veronës. Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Verona e vlerëson 23-vjeçarin rreth 10 milionë euro. Për momentin, Broja nuk figuron mes objektivave të klubit sard, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e...
Burimi:
ntv.al