Katër ekipe shqiptare mbijetojnë në Europë, njihunir me rivalët e Egnatias dhe të Dinamos
Faza kualifikuese për grupet e kompeticioneve të UEFA-s po i afrohet fundit. Deri më tani, vetëm 4 skuadra shqiptare kanë mbijetuar deri në turin e tretë kualifikues. Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, Egnatia do të luajë në turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës. Në 6 gusht, kampionët e “Abissnet Superiore” -s do të masin forcat me irlandezët e Shamrok Roversit në transfertë. Po në transfertë do ta nisë edhe Dinamoja turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi i Ilir Dajës do të ndeshet më 6 gusht me Audën, e cila eleminoi dje Steauan e Bukureshtit. Ndërkaq, dy ditë më vonë në fushë do të zbresin edhe Shkëndija me Dritën, të cilat do të përballen përkatësisht me Hibernianin dhe Tre Fiorin./Sport...
Burimi:
sportekspres.com