Skualifikime dhe pezullime, vendimet e radhës së Komisionit të Disiplinës

Skualifikime dhe pezullime, vendimet e radhës së Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë të ditura vendimet e radhës për incidente të ndodhura në ndeshjet më të fundit të futbollit shqiptar duke gjobitur klube e duke sanksionuar zyrtarë dhe lojtare të ndryshme. Vendimi nr. 44 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 08.05.2026 1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar si dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. 2. Zyrtari i Flamurtari...