Partizani mendon edhe për të rinjtë, një 16-vjeçar firmos kontratën e parë si profesionist

Partizani mendon edhe për të rinjtë, një 16-vjeçar firmos kontratën e parë si profesionist

Partizani prej kohësh është përpjekur që herë pas here të integrojë lojtarë të akademisë në ekipin e parë dhe së fundmi ka njoftuar firmën me Fabio Hysenin. Edhe pse vetëm 16 vjeç, Hyseni ka treguar nivel të lartë me moshat dhe ka fituar kontratën e tij të parë si profesionist. “FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar, kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë. 16-vjeçari Hyseni, një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Agim Ibraimi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”, shkruan klubi i...