Nga Vllaznia te Flamurtari, klubet shqiptare shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut

Nga Vllaznia te Flamurtari, klubet shqiptare shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut

Fatjon Bunjaku u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 22 vjeçare pas një aksidenti të rëndë, një ngjarje kjo që ka tronditur futbollin shqiptar. Reagimet kanë qenë të shumta dhe klube të ndryshëm kanë shprehur mesazhe ngushëllimi familjes së futbollistit për këtë humbje të rëndë. Flamurtari, Teuta, Partizani, Tirana  apo Vllaznia përmes rrjeteve sociale kanë shprehur mesazhet e tyre të ngushëllimit për këtë humbje të rëndë. ‘Flamurtari Football Club shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Fatjon Bunjaku si dhe klubit AF Elbasani për këtë humbje të rëndë. Në këto momente jemi pranë familjarëve, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv  të prekur nga kjo ngjarje e dhimbshme. U prehtë në paqe!-shkruhet në postimin e Flamurtarit, një postim që shoqërohej nga...