Futbolli humbi tragjikisht Fatjon Bunjakun, FSHF dhe presidenti Armand Duka mesazh ngushëllimi
Futbolli shqiptar humbi këtë të dielë një prej elementëve të perspektivës, Fatjon Bunjaku që u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas një aksidenti rrugor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjen e futbollistit dardan për këtë humbje shumë të rëndë. ‘Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatjon Bunjakut. Kjo është një tragjedi e rëndë dhe një humbje e madhe, pasi bëhet fjalë për një djalë të ri, vetëm 22 vjeç, me një të ardhme të tërë përpara. Fatjoni do të kujtohet për talentin, përkushtimin dhe pasionin e tij për futbollin, si dhe për respektin që gëzonte tek të gjithë ata që e njohën.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, të...
Burimi:
top-channel.tv