Egnatia turpëron Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

Egnatia turpëron Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

Egnatia është kryesuesja e re e fazës “Final 4” në Superiore, kjo pas triumfit 0-4 ndaj AF Elbasanit në kryeqytet. Takimi i luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi mjaft mirë për të besuarit e Nevil Dedes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me anë të Bakayokos. Ishte sërish sulmuesi 24-vjeçar që dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa dy minuta më vonë, Fernando Medeiros që çoi në tre gola avantazh rrogozhinasit në fundin e pjesës së parë. Verdheblutë u munduan të reagonin, duke bërë katër zëvendësime që në fillimin e pjesës së dytë, gjithsesi, kampionët në fuqi arritën të mbroheshin në mënyrën e duhur. Në minutën e 88’, ishte Albano Aleksi që ktheu në gol një 11-metërsh, duke i dhënë goditjen...