Kategoria Superiore U-17, mësohen çiftet e play-offit

Kategoria Superiore U-17, mësohen çiftet e play-offit

Vllaznia, Elbasani, Apolonia dhe Partizani kanë siguruar me meritë biletën për në fazën play-off të kampionatit “Kategoria Superiore” për vajza U-17, pas një edicioni të mbushur me rivalitet. Vllaznia dhe Partizani dominuan në grupin A, ndërsa Apolonia dhe Elbasani dolën në dy vendet e para në grupin B. Emocionet zhvendosen tashmë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku nesër do të luhen dy përballje vendimtare për rrugën drejt finales. Në ndeshjen e parë play-off, Vllaznia përballet me Elbasanin në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00, Apolonia sfidon Partizanin në një duel që premton spektakël dhe rivalitet. Dy skuadrat fituese do të diskutojnë trofeun në finalen e madhe të 6 majit, ora 17:00, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në një ndeshje që pritet të kurorëzojë më të mirën...