Kategoria e Parë: Fund dramatik në Korçë, Laçi fiton në minutën e fundit shtesë dhe shpallet kampion
4 Maj 2026 19:03 Telesport Laçi është ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2025/2026. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Korçë, Laçi fitoi 0-1 në transfertën ndaj Skënderbeut, falë një goli në minutën e fundit shtesë të pjesës së dytë. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rast serioz për të dy ekipet. Në fund të pjesës së parë, vendasit pretenduan për prekje të topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë dhe kërkuan penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. Në minutën e 71-të, Skënderbeu pati një rast të mirë shënimi me Saleh Nasr, por portieri i kurbinasve tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij. Po në këtë rast, në tentativën ëpr të dërguar topin në rrjetë, Ndiaje ndëshkohet me...
Burimi:
telesport.al