Kategoria e Dytë: Komiteti Ekzekutiv miraton ndarjen e grupeve
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27. Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave, dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe. Ndarja e miratuar për sezonin 2026/27 është si më poshtë: Grupi A Lushnja Shiroka Erzeni Tërbuni Luzi 2008 Veleçiku Naftëtari Gramshi Basania Vllaznia B Partizani B Eagle Football Grupi B AF Luftëtari Apolonia Butrinti Bylis B Maliqi Tomori Devolli Delvina Këlcyra Albpetrol...
Burimi:
telesport.al