Kartonë të kuq dhe spektakël golash në “Air Albania”. Dinamo mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë
Dinamo është fituesja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025-2026. “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja mundën 3-2 Egnatian në finalen e madhe të luajtur në “Air Albania”. Rrogozhinasit e nisën shumë keq takimin, pasi që nga minuta e 6-të mbetën me një lojtar më pak. Pas një përplasjeje me portierin Aldo Teqja, sulmuesi i Egnatias, Soumaila Bakayoko, ndëshkohet direkt me karton të kuq nga arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji. Aldo Teqja largohet nga fusha me ambulancë, pasi përplasja ishte shumë e fortë. Në vend të tij u fut portieri 21-vjeçar, Tomas Kiri. Duke përfituar edhe nga avantazhi numerik në fushë, Dinamo kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të, ku ishte Malomo që gjeti rrjetën pas një pasimi të bukur të Nani....
Burimi:
telesport.al