Kane: Nuk më obsesionojnë Mbappé dhe Haaland. Kur kalon 60 gola në sezon, matesh me CR7 dhe Messi

Kane: Nuk më obsesionojnë Mbappé dhe Haaland. Kur kalon 60 gola në sezon, matesh me CR7 dhe Messi

Harry Kane ka dhënë një intervistë për “L’Équipe”, ku ka analizuar sezonin e tij të madh me Bayern Munich dhe kandidaturën e mundshme për “Topin e Artë”, që këtë sezon do të ndahet në Londër. Sulmuesi anglez, i cili ka shënuar mbi 60 gola në një sezon të jashtëzakonshëm, theksoi se nuk është i fiksuar pas rivalitetit me Haaland dhe Mbappé, për t’i tejkaluar në statistika. Për mungesën e trofeve para Bayernit: “Është e vërtetë që kam qenë i durueshëm në këtë aspekt, në krahasim me lojtarë të tjerë në nivelin tim. Ndihesha sikur bëja sezone të mëdha, por skuadra nuk bënte hapin e madh. Sa më shumë kalonin sezonet, aq më shumë isha i motivuar për trofe dhe e dija se te Bayerni do...