“Kanë një nivel të lartë, por pa lojtarë francezë”, Francë-Spanjë ndizet para kohe

“Kanë një nivel të lartë, por pa lojtarë francezë”, Francë-Spanjë ndizet para kohe

12 Korrik 2026 19:15 Telesport Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e këtij Botërori dhe sfida ka filluar të nxehet që tani, pa zbritur ende në fushë. Në lojë janë përfshirë edhe përfaqësues të politikes së të dy vendeve, duke i hedhur “benzinë zjarrit” me deklaratat e tyre. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, në një reagim të bërë ditën e sotme, i quajti “absolutisht të papranueshme” deklaratat e bëra nga ish-kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, i cili pretendoi se ekipi kombëtar francez i futbollit ka “një nivel shumë të lartë, por pa lojtarë francezë”, në një artikull të botuar nga El Debate pas fitores së fundit të “La Roja” 2-1 ndaj Belgjikës. “Nëse kjo deklaratë është e vërtetë, është absolutisht e papranueshme. Nuk...