Kane: Ndeshje e çmendur. I zhgënjyer nga rezultati, por krenar me reagimin tonë

Kane: Ndeshje e çmendur. I zhgënjyer nga rezultati, por krenar me reagimin tonë

29 Prill 2026 8:30 Alfred Lleshi “Ishte një ndeshje e çmendur, kur shënohen 9 gola do të thotë se kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por krenar për mënyrën si reaguam dhe në fund ishim shumë pranë barazimit. Duhet të shohim ku mund të përmirësohemi, jemi gati të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit”. Kështu u shpreh për “Sky Sport” sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, pas humbjes 5-4 në “Parc des Princes” ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.