Kanadaja “luan tenis” me Katarin; Meksika, ekipi i parë që kalon fazën e grupeve
në Vankuver. Golat e amerikano-veriorëve u shënuan nga Larin në minutën e 16-të, Jonathan David në minutën e 28-të, në minutën e 45-të dhe në minutën e 90-të, Saliba në minutën e 63-të dhe Shaffelburg në minutën e 74-të. Ndërkohë, mesfushori kanadez i Sassuolos, Ismael Kone, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u nxor jashtë loje me këmbën e thye. Katari e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë pas dy kartonëve të kuq. Në grupin A, duke mposhtur Korenë e Jugut 1-0, Meksika siguroi një vend në raundin e 1/32 të Kupës së Botës. E luajtur në Guadalahara, ndeshja u vendos nga një gol i Luis Romo në minutën e 49-të, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit korean Kim Seung-Gyu.
Burimi:
javanews.al