Kampionati i vajzave/ Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë pas triumfit 2-0 ndaj Apolonisë
Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2025-2026 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi triumfoi 2-0 ndaj Apolonisë në finalen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Falë këtij triumfi, skuadra kuqeblu siguroi trofeun e 13-të radhazi të kampionatit. Kapitenia Megi Doçi zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin Vllaznisë pas një 45-minutëshi të luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat. Në pjesën e dytë, Apolonia tentoi të rikthehej në lojë, por vajzat shkodrane administruan mirë avantazhin dhe në minutën e 81-të, Teresa Deda realizoi edhe golin e dytë, që vulosi fitoren dhe titullin kampion për Vllazninë. Pas përfundimit të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut. Zëvendës-presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtarja e Komitetit...
Burimi:
sportekspres.com