Kampion i madh edhe jashtë fushës së blertë, ja sekreti më i ruajtur i Messit
Messi fitoi çmimin “Princesa Asturias” për madhështinë e tij si futbollist, por edhe për atë që ka bërë jashtë fushës së lojës. Ky është shpërblim për mënyrën si ka kontribuar në sport dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë. Messi është ikonë e futbollit, por edhe idhull masiv global. Edhe pse shumica e veprimeve të tij sociale nuk bëhen publike, disa prej tyre kanë treguar karakterin që e ka çuar drejt një prej çmimeve më prestigjioze në sportin spanjoll. Në Barcelonë, ai dhuroi fillimisht 3 milionë euro për “SJD Pediatric Cancer Center”, por më pas kontribuoi edhe më shumë. Gjatë COVID-19, në vitin 2020, ai dhuroi rreth 1 milion euro për të luftuar pandeminë, të ndarë mes Spitalit Klinik të Barcelonës dhe një qendre mjekësore në Rosario...
Burimi:
telesport.al