“Kam thyer të dy krahët!” Szczesny bën zbulimin tronditës: Nuk heq dot dorezat pa ndihmë

“Kam thyer të dy krahët!” Szczesny bën zbulimin tronditës: Nuk heq dot dorezat pa ndihmë

8 Korrik 2026 17:54 Telesport Wojciech Szczesny ka bërë një zbulim tronditës. Portieri i Barcelonës ka rrëfyer se ka më shumë se një dekadë që luan me dhimbje pas një dëmtimi të pësuar kur luante tek Arsenali. Sipas tij, çdo pritje që bën shoqërohet me dhimbje. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që vendosi t’i jepte fund karrierës pak javë para se Barcelona ta telefononte për një “vallëzim të fundit”. Polaku ka thyer të dy krahët gjatë një seance stërvitore në palestër gjatë viteve kur luante në Londër dhe pasojat e atij dëmtimi e kanë ndjekur gjer sot. “Kam dhimbje sa herë kap topin. Thjesht jam mësuar me të, por është një ndjesi shumë e pakëndshme. Ndonjëherë më duhet ndihma e dikujt vetëm për t’i hequr...