“Kam shijuar çdo moment…”, Rashford i jep lamtumirën Barcelonës me një postim tejet emocionues
30 Korrik 2026 17:29 Telesport Duke qenë se Barcelona vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Marcus Rashford, anglezi është rikthyer te Manchester United. Ditën e sotme, sulmuesi anglez i ka dhënë lamtumirën Barcelonës përmes një postimi emocionues në rrjetet e tij sociale. “Jam shumë mirënjohës të gjithëve në klub që e bënë kohën time këtu një përvojë kaq pozitive dhe të paharrueshme. Kam shijuar çdo moment dhe do të marr me vete shumë kujtime të veçanta. I uroj klubit dhe të gjithë mbështetësve të tij fat të mbarë dhe çdo sukses në sezonin e ardhshëm. Visca el Barça”, shkruan Rashford.
Burimi:
telesport.al