Kahn kritikon ashpër Real Madridin, pas eliminimit në Champions: Nuk mund të vazhdojnë kështu
16 Prill 2026 11:38 Alfred Lleshi Oliver Kahn nuk u përmbajt pas eliminimit dramatik të Real Madridit ndaj Bayern Munich, duke kritikuar ashpër sjelljen e lojtarëve madrilenë ndaj gjyqtarit Slavko Vinčić. Ish-portieri i Bayern Munich u ndal te skenat pas ndeshjes, kur lojtarët e Real Madridit rrethuan arbitrin dhe protestuan në mënyrë agresive. Situata u përshkallëzua pas kartonit të kuq të Eduardo Camavinga, që shkaktoi zemërim në skuadrën madrilene. Arda Güler u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq pas ndeshjes, ndërsa Dani Carvajal dhe të tjerë reaguan me zë të lartë. Kahn tha se sjellja kaloi kufijtë e pranueshëm: “Duhet bërë diçka, nuk mund të vazhdojnë të shpëtojnë kështu. Kur gjërat nuk shkojnë sipas interest të tyre, gjithmonë përfundon në kaos”. Ai shtoi: “Sillen sikur çdo...
Burimi:
telesport.al