Juventusi i ri “made in Italy”. Nga Frattesi te Chiesa, emrat për ringritjen bardhezi
13 Qershor 2026 11:38 Alfred Lleshi Në manifestin e Giovanni Carnevalit, i frymëzuar qartë nga pronësia e klubit, ekziston një pikë që tifozët e Juventusit e njohin mirë: forcimi i komponentit italian në skuadër. Synimi është të prodhohen talente për kombëtaren, por edhe të ketë lojtarë që njohin më mirë kampionatin italian, historinë bardhezi dhe futbollin italian në përgjithësi. Kjo nuk do të thotë të ndiqet modeli i Athletic Bilbaos me lojtarë baskë, por ideja është e qartë: rikthimi i një shtylle kurrizore të fortë italiane. Mes emrave të lidhur me Juventusin spikat Davide Frattesi. Mesfushori kërkon largimin nga Interi që prej janarit dhe mbetet në bisedime me Nottingham Forest. Ai pëlqehet edhe nga Luciano Spalletti, ndërsa Carnevali ishte një nga njerëzit që e promovoi...
Burimi:
telesport.al