Juventus i fiksuar keq me francezin, gati ta sjellë sërish në Torino pasi e braktisi një vit më parë
Juventus është rikthyer në sulm për Randal Kolo Muani. Niveli i lartë i admirimit të “Zonjës së Vjetër” për sulmuesin francez, pas një huazimi gjashtëmujor nga janari deri në qershor 2025, është i madh. Damien Comollì ka provuar gjithçka për ta rikthyer lojtarin 27-vjeçar në Torino, që në 16 ndeshje realizoi 8 gola. Ditët e fundit, ka pasur kontakte të reja midis drejtuesve të Juventus dhe stafit të lojtarit. Mësohet se francezi po i jep Juventus një mundësi tjetër për ta sjellë në Torino. Verën e kaluar, Kolo Muani u ndje pothuajse i tradhtuar. Pas tre muajsh negociatash intensive me PSG-në, Juventus braktisi marrëveshjen. Ky vendim u detyrua nga kushtet e rrepta të vendosura nga parisienët: një transferim i përhershëm për 60-70 milionë euro. Shumë...
Burimi:
telesport.al