Juventus dominon plotësisht Bologna-n, vetëm një gol për pjesën e parë në “Allianz Stadium” (video)
19 Prill 2026 21:36 Telesport Juventus është duke udhëhequr 1-0 ndaj Bolgona-s, në sfidën që po luhet në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Bardhezinjtë e nisën vrullshëm duke gjetur golin që në minutën e 2-të, ku pas një krosimi në zonë të Pierre Kalulu ishte Jonathan David që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 11-të, Juventus gjen golin me Franciso Conceicao, por që anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 23-të, Juventus pati një shans të mirë për të dyfishuar shifrat, por Francisco Conceicao përplaset me portierin e Bologna-s dhe nuk arrin të shënojë. Në minutën e 35-të, goditja nga distanca e mesfushorit të bardhezinve Emil Holm përplaset në traversë. Pjesa e parë mbyllet 1-0...
Burimi:
telesport.al